Aktivitet trajnues me temë: "Aftësitë oratore për të komunikuar. Gjuha e trupit në sallën e gjyqit dhe jashtë saj"

Shkolla e Magjistraturës, më datë 10 qershor 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: "Aftësitë oratore për të komunikuar. Gjuha e trupit në sallën e gjyqit dhe jashtë saj. Përqendrimi në të folurit, të shkruarit, aftësitë e të lexuarit dhe të dëgjuarit gjatë procesit të gjykimit/hetimit”

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë:    Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës 

Prof. Dr. Mariana Semini-Tutulani, 

Ksenofon Ilia - CEO Instituti Gjuhës se Trupit Shqipëri 

 

Qëllimi i këtij trajnimi ishte:   Ky sesion trajnim synonte në njohjen nga ana e auditorit të  mënyrës së komunikimit dhe rëndësia që kanë rregullat e etikës në procedurat gjyqësore dhe hetimore. Respektimi i të gjithë procesit gjyqësor dhe hetimor, për të gjithë pjesëmarrësit në të si dhe për  vetë gjyqtarin, prokurorin si dhe hetuesin. Problematikat që dalin në praktikën gjyqësore, si dhe mënyrën e komunikimit  në sallën e gjyqit por dhe jashtë saj.  Mënyrën e komunikimit të gjyqtarit dhe prokurorit me palët, si dhe me të gjithë faktorët që përmban ky proces me median, në sallën e gjyqit dhe jashtë saj, me anën e njohjes së gjuhës së trupit, vlera e njohjes së saj si pjesë  e  punës në përditshmëri. 

 

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  1. Rëndësia e komunikimit brenda rregullave të etikës dhe procedurës gjyqësore/hetimore. Si të respektojmë procesin, pjesëmarrësit në të dhe veten.
  2. Diskutim i hapur mbi problematikat në praktikën gjyqësore të lidhura me komunikimin në sallën e gjyqit dhe në ambientin e punës.
  3. Oratoria dhe Retorika në sallën e gjyqit. Komunikimi me palët dhe pjesëmarrësit në gjykim/hetim përmes gjuhës së folur, por jo vetëm.
  4. Gjuha e trupit si pjesë e komunikimit të gjyqtarit dhe prokurorit me palët, me pjesëmarrësit dhe median në sallën e gjyqit dhe jashtë saj, si dhe ndërmjet kolegëve në mjediset e punës.
  5. Diskutime të rasteve të praktikës gjyqësore.